Ato ishin njëmijë lule
Njëmijë herë shijova nektarin e tyre
Ato ishin njëmijë këngë
Njëmijë herë i këndova me zjarrin e zemrës sime
Ato ishin njëmijë dritare
Që shpiejnë në njëmijë shtigje-rrugëtime
Ato ishin njëmijë rreze-drite
Që shkëndijonin njëmijë ëndrra-shpresa-kujtime
Ato ishin njëmijë margaritarë
Që reflektonin njëmijë ide-rrefime
Ato ishin njëmijë puhiza
Që freskonin shpirtin-mendimin
Ato ishin njëmijë libra
Që një ditë të zymtë, pamëshirshëm në hi
I shëndërroi armiku