Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-MIRË SE ERDHE O KAPEDAN

Mentor Thaqi-MIRË SE ERDHE O KAPEDAN

MIRË SE ERDHE O KAPEDAN

Mirë se erdhe o Kolonel,
nga Shqipnia në Shqipni,
Djepi yt përjetë ka ngelë,
për trimni, nderë e lavdi!


Të pret Trualli i bac´s Aziz,
o Trung-Lisi i Zhilivod´s,
për Lirinë e Dardanisë,
ushtarak i President Rugov´s!


Fama jote është vlerë nderi,
pate besë, pate burrni,
se koshava fryen prej veri,
por koshava s´të theu ty!


Mirë se erdhe o Vigan,
n´Truallin tënd t´mbjellun barot,
sikur ty edhe një Luan,
n´mbarë Shqipninë s´po gjendet sot!


Falëmeshëndet Agim Mehmetit,
Tahir Zemaj-t dhe Katanës,
Zahir burrit e Salih Çekut,
vllazen gjaku, t´pushk´s e t´fjalës!


Një Flamur nga Shibeniku,
nga Gjaku yt Delmat-Dardan,
me Ty mburret mbarë Iliriku,
Ahmet Krasniqi o Kapedan!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT