Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritKastriot Malo-Ç'flitesh aty.

Kastriot Malo-Ç’flitesh aty.

Ç’flitesh aty.

Flisnin për pallatet gjigante,
Si do të kapnin shpejt Anglinë,
Flisnin për makinat e shtrenjta,
Kishin harruar të puthnin dashurinë.


Aty dinjiteti kishte pak vend,
Në qafën e tij kaluar kishin hipë,
Të pasurit pa djersë, i bënin fresk,
Qeshnin me shakatë e tij pa kripë.


Se aty dhe shtetarët flasin “me sikur”,
Vendasit i kthen në turistë kur vjen vera,
Sikur të bjeri shi do kemi drita, ujë, grurë,
Sikur të dali naftë ehh e të tjera, e të tjera…


Një vënd i lashtë, një popull i vjetër,
Historikisbt lumturinë e kërkon në vend tjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT