Saturday, August 23, 2025
BallinaSportDe Zerbi, në listën e ngushtë të Realit për të zëvendësuar Ancelottin

De Zerbi, në listën e ngushtë të Realit për të zëvendësuar Ancelottin

Roberto De Zerbi është në listën e ngushtë të Real Madridit të pasardhësve të mundshëm të trajnerit Carlo Ancelotti, shkruan talkSPORT.

Trajneri i Brightonit ka kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe ka një klauzolë lirimi që besohet të jetë më e madhe se 10 milionë funte. ‘’Pulëbardhat’’ mendohet se janë të qetë për të ardhmen e De Zerbit pas përfundimit më të mirë në Premier League sezonin e kaluar.

44-vjeçari u punësua si pasardhës i Graham Potter sezonin e kaluar në shtator, por ka fituar vlerësime të shumta për rezultatet dhe stilin e tij të futbollit në Brighton.

Raportet nga Marca në fillim të javës pretenduan se klubi kishte vendosur që ish-lojtari Xabi Alonso t’i drejtonte sezonin e ardhshëm. Ancelotti madje mbështeti ish-lojtarin e tij, trajnerin e Bayer Leverkusenit- Alonson, por ish-lojtari i Liverpoolit nënshkroi kohët e fundit një zgjatje të kontratës në Gjermani.

Kjo mund të jetë pengesë për Realin, duke pasur parasysh se Alonso është vetëm në punën e tij të parë si trajner në futboll, ndërsa përveç tij edhe dy nga ish-lojtarët e tij gjithashtu kanë qenë të përmendur.

Raul dhe Alvaro Arbeloa, të cilët të dy aktualisht punojnë në sistemin e të rinjve të klubit, gjithashtu janë diskutuar, por asnjëri prej tyre nuk e ka ende ”mjeshtërinë” e Alonso-s. Ndërkohë De Zerbi ka më shumë përvojë se të tre bashkë (Alonso, Arbeloa dhe Raul), duke menaxhuar aktualisht ekipin e tij të shtatë aktualisht, pas fillimit të punës si trajner në 2013, transmeton Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT