Saturday, August 23, 2025
BallinaSportPas 613 dite, Mason Greenwood rikthehet në fushën e gjelbër

Pas 613 dite, Mason Greenwood rikthehet në fushën e gjelbër

613 ditë që nga ndeshja e tij e fundit me Manchester United, Mason Greenwood mbrëmë u rikthye në fushën e lojës në fanellën e Getafes kundër Athletic Bilbaos.

Sulmuesi 21-vjeçar u huazua në Spanjë në fund të afatit kalimtar të verës, shkruan “Goal”, transmeton Klankosova.tv.

Greenwood u përfshi në formacionin fillestar në Bilbao për herë të parë që nga 22 janari 2022 – kur luajti në fitoren prej 1-0 të Unitedit ndaj West Hamit në Old Trafford.

Anglezi u mirëprit shumë mirë në Getafe, por u përball me thirrje për ”vdekje” kur bëri debutimin e tij kundër Osasunas.

Veç kësaj, çdo prekje e tij u fishkëllye nga mbështetësit e Athletic Club të mërkurën, por Getafe do të rikthehet të luajë si vendas të shtunën kur do të luajë me Villarrealin.

Ai ishte i lidhur me ekipe në Itali dhe Turqi përpara se të përfundonte në La Liga. /Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT