Saturday, August 23, 2025
BallinaSportVdes ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Ilaz Sina

Vdes ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur, Ilaz Sina

Ka vdekur në moshën 88-vjeçare ish-futbollisti dhe ish-trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Ilaz Sina. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur familja e tij.

Veç familjes, njoftim dhe ngushëllim për vdekjen e Sinës ka bërë edhe skuadra e Prishtinës nëpërmjet një postimi në Facebook, e po ashtu edhe KF Vëllaznimi.

KF Prishtina thotë se Sina vlerësohet lart për kontributin e tij të madh në futbollin e Kosovës. Ai konsiderohet si udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit të Kosovës për shumë dekada.

Për një periudhë, Sina ka qenë edhe trajner i Prishtinës në gjeneratat e reja. E klubi nga kryeqyteti thotë se Ilaz Sina, me punën e tij, do të mbetet i paharruar në futbollin e Kosovës.

“Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar, do të mbetet i paharruar”, ka shkruar Prishtina ndër të tjera në njoftimin e saj.

Ndërkaq, në letrën e ngushëllimit të KF Vëllaznimit, thuhet se Sina e udhëhoqi klubin, ku ishte edhe lojtar.

Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të ish-Jugosllavisë (gjegjësisht të Kosovës, e cila ishte liga e tretë e ish-Jugosllavisë).

Gjithashtu nën udhëheqjen e tij, Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970.

Ndërkaq, familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet të shtunën pasdite me 30.09.2023 në varrezat e qytetit të Gjakovës. /Klankosova.tv

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT