Sunday, May 11, 2025
BallinaVitrina e libritNjë poezi nga Meri Bo

Një poezi nga Meri Bo

Më the, se do të hyje nga grilat si një hije
sa herë që unë ndihem e vetmuar, pa mik
Në buzë njëmijë ëndrra, do më lije
të më përqafoje, mos kem frikë !

Më the, se do të rrije majë një reje
me rrezet e hënës duke lodruar
Në diamante lotët do të mi ktheje,
si alkimistët e dëgjuar !

Më the mos qaj, mos u trishto,
largësia nuk mund të na ndaloj
Mbyll sytë dhe mua më ëndërro,
me qiellin sillu si shqiponjë !

Kërkoj të të shoh përmbi një valë,
që shkëmbin lehtas përkëdhel
Me një zgalem të të coj fjalë,
sa herë mëngjesi syrin cel !

Cdo mbrëmje, fjalë këmbej me hënën
dhe ëndrren time me ta, ndrij
Në s’më beson lexoma zemrën,
jam bërë këto kohë si fëmijë.!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT