Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Fiilli pa fill!(hijes së art)

Teuta Beqari Osmani-Fiilli pa fill!(hijes së art)

Atëherë, kur s’i gjendet filli i fjalës,
ç’kërkon të bëhet me katër botime brënda vitit,
të mbledhura si strumcat nëpër dimra ,
në shirëra dhe erëra,
në Vjeshta të mbuluara me gjethe,
në Pranvera me luleshumëngjyrëshe,
me Verërat e nxehta,
pa patur asnjë shije nga këto,
as në ajër e as në tokë?!
Ku e shpie mushka ?!
Që ndoshta ,
e ka blerë shtrenjtë derisa t’i dali boja
duke bërë pazare,
në duart të sigurta,
që vallë është futur në trafikë për t’arritur kilometrazhet,
si në krosin e autostratës.
Për të bërë emër?!
Më çuditi fakti që zbriti nga vëndi i Mbretërisë së madhe
pa njohftuar
as zërin e fFjalës së Lirë!
Kur fare pranë e kishte rrugën e gjërë e të hapur
E miqësinë e shumtë e intelektualë
Apo ,
Apo ndoshta i trëmbej Diellit
që të mos i digjte maskën?!
Diçitura sa e pakapshme duket
aq e kapshme në të kuptuar,
për ata/ato që studjojnë
me mënd e sy në vënd.
E për ata/ ato që janë viktimë e saj …
Natyrisht, gishti i është drejtuar.
Në shënjestër e ka plumbin.
Po, presim të hapet jeshilja…!
Eeeee…,
Se për pispillosje?
Të fut e të nxjerr nga varri Ajo , “hija e art”
Si kukullat e Hallweenit…
Unë, nuk heq dorë nga këmbëngulja ime
deri sa të kthehet mbrapsht nga Zoti haku i vjedhur
Të marra peng
Ashtu siç ma ka kthyer deri më sot
shumëfish …
(Duhet ndjekur redaktori privat
Se era s’ka se si fryn vet pa hapësirëne saj!)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT