Monday, September 16, 2024
BallinaLajmeSulmi terrorist në Banjskë u dëshmua nga dronët e konfiskuar: Përfshirje direkte...

Sulmi terrorist në Banjskë u dëshmua nga dronët e konfiskuar: Përfshirje direkte e Serbisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka komentuar pamjet të cilat të dielën i publiku ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, shihen duke u stërvitur brenda territorit serb.
Këto pamje i ka publikua në Twitter kryeministri Albin Kurti, ndërkaq pas tij edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

Sigurimi i pamjeve është mundësuar përmes dronëve të terroristëve të cilat i ka konfiskuar Policia e Kosovës.

”Dronët e sekuestruar nga grupi terrorist kanë dhënë dëshmi të tjera për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Serbisë në sulmet kundër Republikës së Kosovës“, ka shkruar Gërvalla.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT