Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Falmë nënë

Anita Hoxha-Falmë nënë

Falmë nënë

U vonova, nënë, e avionin s’munda ta kap dot
Aeroportit, si fëmij, i erdha qark unë, duke qarë
Dhe qiellit sypërlotur i bëtita, me zë të fortë:
A ka një zog, mbi krahë këtu, të më marrë !?


U vinova, nënë, ti me shpirtin tënd po lufton…
Ora e jetes, pa mëshirë, mbrapsht filloi rrotullimin
Në shtratin e vdekjes, me sy fëmijët kërkon
Dhimbja po ta fik, buzëqeshjen dhe gëzimin !


Të lamë nuse, nënë, kur shkuam ne atëherë
Me gërshetin e gjatë, një nga një na përcolle
Me nallënat e drunjta, kur u ndamë atë pranverë
Një trlndafil të bardhë, për secilin nga ne, mbolle.


Sa vite kaluan, nënë, ti thoje s’mund të vij atje
Në tokën tënde bijë, je zonjë vetëm atje ke vlerë
Por mua sot pranë vetes, pranë shpirtit nuk më ke
Dhe as unë s’do të kem për gjithë vitet tjerë…!


U vonova nënë, e gjallë s’të gjeta ty, o Zot
E putha me lot shtratin e qava mbi rrobat tua
Ah nënë, seç ndjeva, me falë unë s’mundem ta them dot !
Pse të lamë vetëm, nënë, pse shkuam në dhe të huaj !?


U vonova nënë, duartë s’ti putha, stë mbajta erë
Kam mbetur si një lis, erës e stuhisë atje rrëzuar…
Ah nënë, të lutem, zgjohu, e serish në krahë më merrë
Të ndihem fëmij e vogël, si dikur, prej teje llastuar


U vonova nënë, në shtëpinë e fundit, s’të
përcolla…
Veten e mallkoj, pse në jetë u takuam ne, aq rrallë
Kujtimet e vuajtjen, mes tufës me lule unë ta solla
E mes lotësh të lutem, ma bëj hallall !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT