Sunday, December 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-XIXAT DIELLORE

Valbona Ahmeti-XIXAT DIELLORE

XIXAT DIELLORE

ishte magjiplotë dhe madheshtore
kur Dielli e puthi për herë të parë tokën Arbërore
u hap Drita si petalet e një trëndafili radhë e radhë
Fushë e mal dukej si një fustan i bardhë
i hapa krahët e përqafova
me gjithë fuqinë që pata e shtrëngova
me penjtë e lotëve gazmor
m’ a qendisi plagën e moçme në kraharor


Xixat diellore
m’ a hoqën perden e syve
gjithçka ngjante me bukurinë hënore
asnjë fjalë nuk e thash
e ndjeva në çdo qelizë e deri n’ asht
e putha me afsh
buzët shkrumb
m’ i zbuti kaltërsia
kur e pash
që u ngrit në qiell dhe lundroi si lum!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Fitore Haklaj-ËNDËRR

Moti për sot