Eh kurbet zeher…
Ikëm si dallëndyshet e fundit me erërat e ngrohta,
u zbrazëtua qyteti im i zhurmshëm bregdetar,
dhe fshati im karshi kufirit ra në “qetësinë e kobshme “,
shtëpive nga një dry malli u vumë zemër vrarë.
U mbushën anijet në liman me pushuesit,
dhe autobuzat ardhur nga vendi fqinjë,
u puthëm me të afërmit me një përqafim ere,
nënat mbenë vetëm me shaminë në gji.
Lotët mi fshin një buzëqeshje e hidhur lamtumire,
fati ynë i zi dhemb më shumë se plumbi,
një hall na ngre, një vdekje, një gëzim,
dhe pak pushime gushti si ilaç zemre.
Çmallemi nga pak e shpirtin lëmë aty,
-mos qajë moj nënë, te dera mos më prit.
-mbarë ma bëftë Zoti, shpejt do të kthehem,
Eh kurbet zeher, shpirtin më mbushe dert.