Ballkani vazhdon sonte me ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës do të ndeshet me Dinamo Zagrebin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:45, shkruan lajmi.net.
Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, e që interesimi për këtë duel ishte i madh.
Ndeshja do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Art Sport 1.
Lajmi është konfirmuar edhe nga platforma Artmotion në rrjetet sociale.
