Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-Nuk ka si shqiptarët…!

Prena Prendi-Nuk ka si shqiptarët…!

Nuk ka si shqiptarët…!

Shpesh kritikojmë
Me pa të drejtë
Njohim shoqi -shojnë
Më mirë në kurbet.


Në vendet e botës
Kudo të shpërndarë
Na duken si të votrës
Kur shohim shqiptarë.


Dëgjojmë gjuhën tonë
Në rrugë e kudo
Në vend ne ndalojmë
Nëse ndihmë kërko.


Raste pa numërim
Kam dhënë e kam pa
Pa i njohur se nga janë
Janë e jemi gjend për ta.


Kur dëgjojmë shqip
Ah…,si ndjehemi ne
Sikur bashkë jemi rrit
Atje në atdhe.


Nuk ka pyll pa derra
As bahçe pa ferra
Por ne shqiptarët jena
Ndryshe nga kombësi tjera


Kjo është e vërteta
Për ne shqiptari
Dhe pse na ndau jeta
Prap ne jemi një.


Askush s’është si ne
Jemi krenari
Kem’traditë e ide
Bijtë e tu Shqipëri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT