Sunday, August 10, 2025
BallinaSportGranit Begolli shkarkohet nga pozita e trajnerit të Suharekës

Granit Begolli shkarkohet nga pozita e trajnerit të Suharekës

Granit Begolli është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës së Suharekës.

Begolli e ka konfirmuar shkarkimin për drejtorin e Futbollit në Armotion, Arlind Sadiku.

Përndryshe, ai e mori detyrën e menaxherit të klubit suharekas në fund të qershorit të këtij viti.

FC Suhareka është klubi më i ri në futbollin kosovar, e cila është duke bërë gara direkt në Ligën e Parë pas një fuzionimi me klubin A&N.

Ndërkohë, Suhareka pas tetë xhirove në Ligën e Parë, ka pesë fitore, një barazim dhe dy fitore, teksa renditet në pozitën e dytë me 16 pikë, gjashtë pikë larg Dinamos që pozicionohet në vendin e parë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT