MUZIKË E SHPIRTIT
Pejzat e zërit dridhen hareshëm, plot emocion
Muzikë e shpirtit ngrihet lart në qiell
Do rreze më ngrohin ndjenjash
Me shikime sysh më ngacmon.
Do trille shoqërum me buzëqeshje mjaltum
Me tinguj e lulza zbukuruar krejt
Një afsh pranveror
Më mbush e më deh…
Do hire hynore
T’shpërndame bashkë me rrezet që ndrisin
Në ato pikla vese krejt yje drite.
Shkëndijim ndjenjash
Përflak ambëlsisht krejt përdëllim
I fal plot rreze shpirtit tim.
Në kupë të qiellit
Ta ngre lumtuninë e zanin tim
Si perëndesha fali frymë e avuj hyjnizum
Thur me ndjenja e galdim.
Si Afërdita plot hir e bukuri
Nëpër dej të ditës që po lind
Ndër petale lulesh mbush me ngjyra
Ndihem fluturim qē m’përcjell dashninë..