Kapiteni i Argjentinës Lionel Messi ka rinsiur përgatitjet me përfaqësuesen, me kampionët e botës që do të përballen të enjten kundër Paraguajit në sfidën e vlefshme për kualifikueset e botërorit.
Ylli i Interi Miami i dha bardhekaltërve fitoren në takimin e parë kundër Ekuadorit, duke realizuar nga një goditje dënimi. Por ai nuk ishte në fushë në sfidën e dytë kualifikuese kundër Bolivisë. Më 7 tetor, ai luajti për skuadrën amerikane për herë të parë që nga 20 shtatori, pasi kishte munguar si pasojë e një dëmtimi.
Ai u fut në lojë në minutën e 55-të, por nuk mundi të shfrytëzonte disa raste dhe Inter Miami u mposht 1-0. Ndërkohë rivaliteti i argjentinasit me Krsitiano Ronaldon mund të rikthehet në Lindjen e Mesme.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, për Messin është gati një ofertë nga Arabia Saudite që ai të huazohet për 6 muaj në Ligën Profesioniste. Sulmuesi do të kthehej në SHBA me nisjen e sezonit të ri të MLS.
Përpara transferimit në SHBA, Messi refuzoi një ofertë të lartë nga Arabia Saudite, ku do të përfitonte 400 milionë dollarë.
Klan News