Librazhdi im.
Ngrita kokën lart nga dielli,
që andej nga jeta ngroh.
Jam një re që zbret nga qielli,
varem poshtë. Librazhdin shoh.
Ja Librazhdi ku u rrita,
eca doras dhe u ngrita!
Sofra ime qëndron shtruar,
shtruar siç ka qenë ndër shekuj.
Ç’është e bukur, s’kam harruar,
ç’ish e varfër, prapë ka mbetur.
Kthehu këtu, më thoshin pemët,
kthehu këtu, më thoshte lumi,
do ta bëjmë më të kthjellët,
syrin që s’ta zuri gjumi.
Kthehu këtu më thoshte sofra,
kthehu këtu më thoshte prilli.
Mrekulli mund të ketë bota,
me plot flatra mrekullimi
.
Kthehu këtu, më thoshte shkëmbi,
edhe qeshte! Sa i ashpër!
Ti je pjesë e këtij vëndi,
Ti je fushë e ti je drapër!
Ah, Librazhdi ku u rrita,
më dhe shpirt m’u bëre drita.
Kthehu këtu, më thoshin muret,
tek shtërngonin fort shtëpitë.
Fliste bari, flisnin gurët,
tundeshin ëmbël avllitë.
Kokën ngritur lart nga dielli!
Është një diell që ndryshe ngroh!
Unë, si re e pjellë nga qielli
nis zbres poshtë. Librazhd, më ngroh!