Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti-ËNDRRA E FJETUR...!

Zymer H. Haliti-ËNDRRA E FJETUR…!

ËNDRRA E FJETUR…!

Sonte ëndrrën e fjetur mos ma trazo
më lërë të ëndrroj qetë deri në agim
dua të kujtoj të djeshmën, më kupto
e të lutem mos e prish këtë ëndrrim.


Sonte hëna e yjet le të fshehën…
diku pas një kodre me lisa t’gjatë
mjaft vite ikën si ikën ,e po tretën
duke kërkuar e pritur këtë natë…!


Sonte qetësisht dua të çlodhem
të mos kujtoj asnjë çast vetmie
ndoshta dikuj do të ju kujtohem
kur isha plot me energji pozitive…!


Sonte anija e jetës të lundroj qetë
e asnjë dallgë atë të mos e trazoj
sa shumë ëndrra kam pas në jetë
e sa shumë kam dashur t’i realizoj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT