Kombëtarja U21 e Anglisë e ka mposhtur Serbinë U21 me rezultat 9-1 në kuadër të kualifikimeve për EURO 2025.
Ndonëse kaluan të parët në epërsi në minutën e 27-të të takimit me anë të Luçiq, serbët pësuan debakël nga anglezët, ku rezultatin e kthyen qysh në pjesë të parë.
Në minutën e 38-të, Philogene-Bidace barazoi rezultatin në 1-1, kurse në minutën e 42-të Delap kaloi Anglinë U21 në epërsi.
Pesë minuta më vonë Elliott shënoi për 3-1 ndërsa në minutën e 53-të Madueke shënoi për 4-1.
Madueke shënoi edhe një herë gjashtë minuta më vonë, ndërsa në minutën e 63-të ishte sërish Philogene-Bidace ai që shënoi për 6-1.
Tre minuta para fundit, serbët shënuan sërish, por këtë herë në portën e tyre, ndërsa për dy minuta anglezët shënuan edhe dy gola me anë të Rowe dhe Elliott.