Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-FJALË TË PATHËNA

Imer Hysa-FJALË TË PATHËNA

FJALË TË PATHËNA

Më kanë mbetur në vite sa e sa fjalë të pathëna
Mbyllur në qelitë e burgut të zi të heshtjes,
Por kurrë s’u rebeluan aty brenda
Për lirinë e pritur që s’u dhashë gjatë jetës.


Mbetën fjalë dashurie që s’ia thashë dot
Një mikeshe që kam dashur në adoleshencë,
Mbase ishin fjalët që priste më fort
Si rrjedhë t’ia ndryshonin fatin në jetë.


Mbeti fjala që një shoku s’ia thashë
Dhe pse pas krahësh si dhelpër përgojonte,
Po unë atë në shoqërinë e miqve e lashë
Kokëulur, syhapur para urtësisë njerëzore.


Mbetën pa thënë fjalë që s’i thashë si nëpunës
Kur s’kisha aspak të drejta, po veç detyrime,
S’i thashë sepse luhej me kafshatën e bukës
Të sulmonin mediokrit në zyrat e drejtorive.


Dhe mbetën si në sëndykë të vjetër ato fjalë
Ashtu siç ishin dikur kur më vinin në mendime,
Mbetën të burgosura zemrës si flutur në qelibar
Si bukuri Hirusheje që s’kishte rebelime.


Mbetën ato falë të pathëna në harresë
Si një barrë mbetën në kurriz tërë jetën,
Ngulur thellë si gozhdë trari në kujtesë
Ku varej fati apo rrjedha e mëtejshme e jetës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT