Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Mollishti-DASHURI KU JE?!

Landa Mollishti-DASHURI KU JE?!

DASHURI KU JE?!

Oh, zgjohu e jona dashuri!

Na ndiz fenerin prej vitesh gati të shuar,
Në mëngjes të kërkojmë .
Natën shtrëngojmë dhëmbët, pëshpërisim, njeri- tjetrin, duke mallkuar.

Dridhet dhe foshnja,
në bark të nënës,
Me përbuzje, na shohin yjet dhe hëna,
Perënditë, nga lart tmerrohen…,
Derdhin dallgë lotësh detare.

Shohin në tokë,
engjëjt dhe djajtë bashkuar?!!!…,
Urrejtje, përçarje, shpresa të venitur,
Nga, rrugët njerëzore,
Nga, lakmitë larguar….

Të lutem, na bashko si komb Sikur edhe në gjunjë,
të ecim, po mbetëm…
Le të mbetemi dhe në mes të rrugës?!

Mjafton të jemi,
Supet njëri- tjetrit,
krah hedhur!…
E, dielli me hare,
Në fytyrat tona,
Të shndritë rreze përvëluar!…

Sytë, mbushur me lot gëzimi!..
Zemrat tona, le të ndizen flakë! …
Për ty dashuri, prej vitesh, tmerrësisht munguar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT