Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritPerparim Dida-Kur s'ta shohë syrin,humbet të gjitha hiret.

Perparim Dida-Kur s’ta shohë syrin,humbet të gjitha hiret.

Kur s’ta shohë syrin,humbet të gjitha hiret.

Ti se kupton se çfar humb prej errësire,
ta dish në perde muzgu humbi shumë,
Në sytë e tu blu nuk i shoh më ato hire,
vargu m’lundron si macë e zezë në lum.


Kur nuk ti shoh hiret m’kërcënon ndarja.
i thyejë ca shkarpa dhe i hedh mbi prush.
I fryjë prushit n’votër ai më hedh ca gaca,
shkarpa pluska uji,fik prushin e i bën dush

.
Më fiket prushi në votër me shelgjet mua
prej tymit kam lotë sta shoh dot syrin blu.
Kur s’ta shohë syrin ke humb hiret të gjitha,
s’shkruajë dot vargje të bukur për sytë blu

.
Prej humbjes madhe i fryjë pa pushim hirit,
s’më ndizet zjarri,si hedh dot vargjet e mia.
Kur s’ta shohë të bukurën ngjyrë blu të syrit,
trishtueshëm e ngrejë zërin,m’u fik dashuria…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT