RRITU, DJALË!
Mirëmbrëma djalë i ndritur
Që je ende i parritur,
Mos më shih me bisht të syrit,
Të verboj si dritë e yllit!
Dil njëherë kësaj ane
Të shikosh një dritë hëne,
E në freskun e këtij pylli
Të të rrit porsi bandilli!
Fustan kam dritën e hënës,
Që më ndez rrahjet e zemrës,
Shtrirë mbi gjethet e blirit
Me dehje të eliksirit!
Më vlon gjaku nëpër deje,
Prushërohem pranë teje,
Vullkan bëhem e shpërthej,
Ta kall llavën nëpër dej!
Pastaj pupël bëhem prap
Që ti më të mos kesh vapë,
T’rrëshqas ëmbël përmi trup,
Dashuria s’është turp!