Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Ëndërr trishtuese

Enver Sahiti-Ëndërr trishtuese

Ëndërr trishtuese

Nga drita e parë e mëngjesit
Agu me rreze sa ka fillua
Me sy të venitur nga gjumi shikoj
Rreth e perqark se ç’më ka rrethua.

I lodhur, rraskapitur n’ëndërr agonie
brofi nga shtrati me ankth e dridhem
mbahem nga shtrati që mos të bie
ankthit ia dola pa zë as bërtima..

Eh se ç’më gllabëroi kjo ëndërr mua
Sikur fluturoja qiellit pa mbarim
Male e fusha në ëndërr i kalova
Shetita anë e mbanë atëdheut tim.

Isha me netët që ndenjim pa gjum
Duke ba roje fshatit rreth e qark
Kaloja lumin në atë acarë lufte
E gishtat e këmbës më u ngrinë pak.

Krisma pushkësh nga vinin se dija
Ulërinte toka , qielli oshëtinë
Suleshin hienat si për gjak të etur
Rënkonte në ç’do cep atëdheut tim.

Në ëndërr m’vie se, tmerr ishte dje
Ato përjetime tani n’ëndërr i shoh
frika m’trazoi dhe në gjumë s’më le
E mua më thot mendja t’kaluaren mos harro.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT