Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritGina Xhaferaj Kapaj-Mos qeshë për ditën e re.

Gina Xhaferaj Kapaj-Mos qeshë për ditën e re.

Mos qeshë për ditën e re.

As një të mos qeshë për ditën time të re
Se kjo ditë nuk ngjan as me një tjetër
Dita sot mund të jetë si margaritari

Më e bukur e më e mirë nga cdo herë
Ditët ikin si ujë vare
E rrëmbejnë mes vitesh rininë
Por si dihet as një herë se cfarë zoti ka menduar për ty

Ty mund të bëhesh sot njeriu më i dashuruar.
Nga fëmijët e tu e mbesa e nipër.
Apo jeta të ta sjellë të bëhesh princeshë
Mos qesh me mua kur ëndërroj e lumturuar
E ditën e sotme se krahasoj me dje

Unë sot mund të prek maja mali
Si një lule.e bukur që sython mbi gurë
Mund të garohem me sorkadhe
A mund të lundroj si as një herë kurrë

Mos ma mëkatoni ditën
Se e prisja të më vinte dikur
Të shkoj të rri nënë një portokalle
A livadhi që më pret më shumë se kurrë se kurrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT