Nënë
Po mbyll sytë të gjëndem pranë teje.
Të ta ndjejë dorën mbi flokë,
Të më nanuritësh me këngën tënde,
Ta mbushësh me lule këtë tokë.
Mbuloma edhe një herë
Shpatullën e zbuluar,
Puthmë edhe një herë
Përkulur mbi mua.
Më mësove të ecë botës së madhe,
Më fale dashurinë magjike.
Nëna ime, kjo botë
Kur më je pranë, nuk është e frikëshme.
Sot kam dëshirë,
Edhe një herë ma ta thanë,
Dashuria që frymon
Emrin e ka Nanë.