Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-LULNAJË

Valbona Kolaveri-LULNAJË

LULNAJË

Pash njat zot,
Mos ma tremb andrrën,
Njashtu,
Edhe ditën

Mes shkulmesh
Inati,
Edhe turfullimesh

Derdhesh dallgë
Grindjesh ,dhe urren
Furishëm

Pash njat zot,
Mos mi përmbys
Portat e dashnisë

N’menopauza të shpirtit
Mos u dergj ngujimesh

Majë shpatash
E shigjeta sysh
Që shpojnë

Çilju ,lulnajë
Çasteve të gzimit

E hapju diell vedit
Arkapiave rreth më rreth

Ma i bukur
Me u dashtë,
Ke për të kenë

Më beso
Për mu
Edhe për këdo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT