I humba fjalët, arsyen, veten
Kaq shumë rrëmujë,
Kakofoni lajmesh, zërash, egosh…
Kaq shumë lloje lehjesh,
Për tituj, pushtet, para
Dhe sigurisht famë boshe
…
Ah, të kishit kujitur e lehur kaq shumë
Për ata që ua vjedhin paturpësisht jetën
Dhe ju zbojnë, udhët e botës të merrni!
I humba pra fjalët, asyen, veten dhe unë,
Në një botë të rrejshme, halogram,
Qeni i Ezopit mu kujtua dhe pellgu…
Atje në fund të tij u fundos vetvetja,
Në një çast të vetëm, pulltum…
Jeta është kaq e shkurtër, o mik!