Friday, November 22, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-PARALELE NDJENJASH

Valbona Kolaveri-PARALELE NDJENJASH

Paralele ndjenjash,
Shumfishohen ndjeshëm
Gjer në infinitet,
E kllapitjes së syve
Të zemrës

Përballë
Një mijë të vërtetash,
Dhe bërtasin
Unshëm,
Unit të shpirtit

Me fuqinë e të vetmit,
Që triumfin pret

Por më kot,
Se ,në përthyerje
Ditësh tinzare,
Të kithëta
Vijnë memoriet kolektive
Mureve të kujtesës

Ku shpresimet
E të nesërmes,
Hijëzohen
Pa bërë zë

Ku të pingulëta
Ngjarjesh,
Therin sa mundin
E prapë se prapë,
Treten udhëve të harresës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT