Friday, January 3, 2025
BallinaVitrina e libritBotimet e rejaRomani "FENIKS nga Brixhilda Dede vjen tek lexuesi me parathënie nga YLLI KOXHA.

Romani “FENIKS nga Brixhilda Dede vjen tek lexuesi me parathënie nga YLLI KOXHA.

Romani “FENIKS” vjen tek lexuesi me parathënie nga YLLI KOXHA.

Faleminderit për artin e të shkruarit dhe vlerësimin ndaj shkrimtarëve si pishtarë dritë Z.YLLI KOXHA.

RESPEKT E NDERIME!

PARATHËNIE

Poetët, kanë fuqinë të ngrejnë dhimjen në art, aty ku ne të gjithë gjejmë dhimjen tonë.

I madhi Viktor Hygo shkruan se një poet është bota e mbyllur brenda një njeriu.

Poeti nuk duhet të tërhiqet vetëm nga instikti, por duhet të jetë dhe pak kritik.( Charles Budelaire)

Por, cilët janë poetët?

Mbase janë ata që dashurojnë natyrën, muzikën. Janë ata që ç’ farë shembet e rindërtojnë.

Sami Frashëri shkruan,..Edhe detet më të thella e kanë fundin e tyre, ndërsa mendimi i njeriut është aq i thellë sa është e pamundur t’ ja gjesh fundin.

Libri të mëson të kesh pranë, ç’ do skaj të botës.

Të hapësh dyert e arsimit do të thotë të mbyllësh dyert e burgut.( Viktor Hugo).

Përfunduar me thënien e të madhit Sami Frashëri,

“Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill art dhe kulturë”, do të kthehesha tek poetja dimensionale Brixhilda Dede.

Një krijuese e talentuar si në poezi ashtu edhe prozë.

Poete klas me hapësirë të madhe në tablonë epike dhe lirike.

Poete me një botë të madhe shpirtërore, kulturë të lartë dhe elokuencë fine.

Në krijimet e saj ndeshesh me vargje jashtzakonisht të bukura, gati hyjnore.

Këtë herë vjen tek lexuesi me prozë në romanin” FENIKS”.

Si shkrimtare kurajoze, reflekton në roman për idetë, thellësinë e mendimit, realizmin, stilin, komunikimin gjatë gjithë udhëtimit nëpër kapituj me një elegancë në formë dhe elasticitet në përmbajtje i cili i jep kuptim mesazhit jetësor.

Ngjarjet zhvillohen në kohën e sotme.

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në mënyrat dhe perceptimin e jetës merr një kuptim hyjnor.

Jeta është e shenjtë, ajo jetohet vetëm një herë.

Jeta është e bukur me misteret dhe drtë= hijet e saj.

Romani vjen duke pasur në qendër një nënë të thjeshtë, largpamëse dhe perfekte. Nis me tre persozhet kryesore Minai, Andrea dhe Mara duke u komplikuar në një histori me shumë peripeci dhe personazhe të tjerë që marin pjesë në episodet e kësaj historie e cila ka një nisje të ëmbël por ndërlikohet në vazhdimësi.

Romani fillon me një gjëndje të vështirë shëndetsore dhe luftën për të sfiduar problemet e mbijetuar, pasur përkrah dy ëngjëjt e sjellë në jetë.

Me përmirësimin e gjendjes shëndetsore të Marës ngjarjet vinë shtruar ashtu si dhe hapat që ajo hedh në jetë duke na futur në një klimë krejt tjetër.

Me anë të përshkrimeve të arrira mjeshtërisht, paraqiten njohjet e reja, shpirti binjak apo dashuria e jetës, në bazë të rrethanave të krijuara.

Por ç’ farë vërejti partneri i ri tek Mara?!

Mbase shpirtin e bukur, gruan fisnike, humane, apo dashurinë e vërtetë njerëzore të cilën ai nuk e kishte ndeshur kurrë më parë, megjithëse tip inteligjent dhe don zhuan.

Jeta është labirinth, është misteri me të papritura e të panjohura.

Vetë titulli i librit ilustron me art idenë kryesore të romanit.

Dashuritë e vërteta nuk vdesin, ato janë si drita e diellit, ato kanë shkëlqimin e tij.

Lexuar romanin do të zbuloni botën e pasur shpirtërore, artin, talentin, mesazhin dimensional dhe esencial.

Do të gjeni përshkrime mahnitëse të episodeve në gjithë historinë e ngjarjeve që shtjellon romani shoqëruar me një gjuhë të pastër letrare.

Ndërtimi i dialogëve, debateve, konflikteve, janë tepër tërheqëse, të mbushin me kënaqësi emocionale, të bëjnë të jetosh me këtë histori interesante, plot ngjyrim dhe larmi, nga përjetimet që përshkruhen në gjithë ngjarjet e romanit.

Lexuar romanin, kupton sa e bukur dhe e ndërlikuar është jeta, kupton reflektimin dhe perceptimin më realist, për gjithë ulje ngritjet e dritë= hijet që të jep jeta. Bota ndryshon nga ajo që ndërton në perceptimin e dëshirave se si duhet të jetë. Jeta të sprovon me lloj lloj situatash, të jep gëzim, hidhërim, dhimbje, vuajtje, mall, vështirësi.

Por, gjithashtu të jep këmbënguljen për të përballuar vështirësitë, optimizmin, besimin, kurajon, dashurinë dhe motivin për të jetuar. Të gjitha këto na vijnë me një vërtetësi dhe realizëm.

Mbyllja paraqitet ardhur me një mesazh kuptimplotë:

MBASE DO TAKOHESHIN PËRSËRI,…

MBASE ASNJËHERË,…

JETA ËSHTË VËRTET MISTER.

Ajo që e bën të veçantë romanin është kapitulli i fundit ku 25 letra dhe poezi dashurie vijnë me natyralitetin e ngjarjes në lidhje me sjelljen e personazheve, të cilat vijnë tek lexuesi si përjetim tronditës, emocion dhe lumturi të brendshme ku secili prej nesh gjen vetveten.

Për nga mënyra apo stili i sjellë kapitulli i fundit më kujton romanin Madam Bovary të Gustav Flober ku nëpërmjet shkëmbimit të letrave pasqyroheshin brenga dhe drithërima shpirti.

Diçka e veçantë nga mënyra e konstruktimit dhe artit të përdorur, duke na lënë mbresa dhe një kënaqësi të veçantë.

Ndërthurja e prozës me poezinë në këtë roman, të mrekullon shpirtin duke të lënë të futesh thellë në meditimin imagjinar.

ME RESPEKT

YLLI KOXHA

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT