Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritKimete Durmishi-PËR TY

Kimete Durmishi-PËR TY

PËR TY

Do ta përmbys
botën e çoroditur
gurët e rrënjosur
do ti kisha tronditur

Lumenjëve të tërbuar

hovin do tua ndal
Ujit me gurgullima
pritën do t’ia zë


Acarin me ngrica
do ta bëja vapë për ty
Shiun me rrebesh
do ta kisha qetësuar


Aty ku fryn furtuna
unë ty të mbroj
bëhem mburoja jote
nëse ka nevojë


Nëse më kërkon
nuk mund të më shohësh
mbrapa më ke
por unë nuk dukem


Çdo hap që hedh
pas teje vrapoj
kot kthen kokën mbrapa
se e padukshme jam.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT