Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-KTHEMA ZANIN

Valbona Kolaveri-KTHEMA ZANIN

N’dy drrasa deket
Mi shtrinë brinjët

Mi thyen eshtnat
E shpirtit

Djajtë,
E kumteve të hirit

Që lëngatat
I kanë udhë

N’mburoja të hekurta,
Me eshta sysh të qeshun
Luftova

Ti mbaja larg,
Tempujt e qoftëlargut

Ku korbat
Cikrrisnin zanin

Ndër frymë
T’shejnta u luta

T’më kthenin zanin
E lirisë

Që m’kish tret
Thirrmash

Të ndezuna
Flakëve të ferrit

Ditës, e netësh
T’thepisuna të zorit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT