Sunday, December 22, 2024
BallinaSport“Marca”: As Mbappe, as Vinicius – Zhegrova dribluesi më i mirë në...

“Marca”: As Mbappe, as Vinicius – Zhegrova dribluesi më i mirë në Evropë

As Mbappe, as Vinicius, as Rafael Leao – dribleri më i mirë në Evropë mbi 23-vjeç është Edon Zhegrova.

Të paktën kështu thotë ‘indeksi’ i përgatitur bashkërisht nga ‘Wyscout’ dhe ‘CIES Football Observatory’ mes lojtarëve që kanë luajtur të paktën 450 minuta në pesë ligat kryesore evropiane, raporton “Marca”, transmeton KlanKosova.tv

Anësori i majtë i Lillet ka përfunduar me sukses 27 nga 44 driblime që ka tentuar në Ligue 1. Domethënë, ai ka një përqindje suksesi prej 61.36%.

Reprezentuesi kosovar shkëlqeu në fitoren 2-0 të fundjavës së kaluar ndaj Monakos. Nga këpucët e tij erdhën golat e Diakite dhe Cavaleiro.

Ai luajti aq mirë sa edhe ‘Adi’ Hutter, trajneri i Monakos, iu dorëzua ish-lojtarit të Baselit, të nënshkruar nga Lille në janar 2022 në këmbim të 7 milionë eurove: “Zhegrova na dha shumë probleme dhe ndryshoi lojën. 15 minuta para pjesës së parë ai ishte fantastik. Ai ka një të majtë të mrekullueshme. Ai driblon shumë mirë dhe ka veprime shumë të bukura teknike. Edhe duke ditur se çfarë do të bëjë, është e vështirë ta ndjekësh”.

Zhegrova, i cili ka dy gola dhe katër asistime në 14 paraqitje këtë sezon, ka lindur në Gjermani, por ka formësuar driblimin e tij në Kosovë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT