Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritRozeta Kreste -BALADE

Rozeta Kreste -BALADE

BALADE

Kam pare nje grua lakuriq
O Zot sa e tmerrshme ishte,
Era si bishe leshonte shuplakat
E trup e shpirt i’a gervishte.


Me duar mbulonte pjeset e trupit
Per t’u mbtojtur nga paturpesia,
Oh,c’kob nje grua lakuriq
E ndjekin si bishe njerezia!


Me gure e gjuajne e gjakosin
Per flokesh e terheqin zvarre,
I thyejne kembe i thyejne krahe
Nga dhimbjet qesh si e marre.


Shembur buze lumit
Filloi te kendoje ngadale,
Plaget i’a lante uji
Behej me e bukur se me pare.


Në sy i dridheronte jeta,
Yjet mbyteshin flokëve ngjyrë ari
Mos ishte Maria Magdalena
Që vete Jezusi mëkatet i’a fali?!


Ndezi dashuri ne sy flakerues
Boten rrembeu si dallge e vale,
Zeri saj buciste,kumbonte
E thane… s’eshte e perdale…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT