Tuesday, December 3, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriNë Përkujtim të Luftëtarit të lirisë në 19 vjetorin e vdekjës MURAT...

Në Përkujtim të Luftëtarit të lirisë në 19 vjetorin e vdekjës MURAT DAUTI

Shkruar nga Enver Sahiti

Me rastin e 18 vjetorit të humbjes tragjikisht të jetës
(06.12.1978 – 05.11.2004)

Historia kombëtare në përgjithësi dhe e Karadakut në veçanti përshkohet me ngjarje sat ë dhimshme aq edhe krenare. Këto ngjarje në ç’do kohësollën personazhe ,e secili nga këto personazhe kan histori nga më të lavdishmet.
Periudha e kthesave më të mëdha kombëtare që nga periudha e Skenderbeut është padyshim ësht¡ dhe periudha e Lidhjes së Prizerenit e cila përfundon me me Pavarësinë e Shqipërisë. Periudhë kjo që jur populli shqiptar synoi të realizojë projektin e madh , projektin e shtetbërjes duke përfshirë të gjitha trojet shqiptare. Por në këtë kohë ky projekt mbeti përgjysëm pasi që gjysma e teritorit shqiptarë mbeti e pushtuar, mirëpo luftërat, përpjekjet e popullit shqiptar nuk u ndalën së luftuari gati edhe për një shekull për pavarsimin dhe lirimin e tokave  shqiptare.

Në këto përpjekje , ne keto luftëra , në këto perplasje një shekullore me pushtuesit , sikur e tërë Kosova në përgjithësi e edhe Karadaku në veçanti, ku këtu vlenë për të theksuar se padyshim rol shumë të rëndësishëm patën edhe fshati Haxhaj . Haxhajt ishin fillimgrykaa e njërës nga prej grykave më të rëndësishme gjeostrategjike të grykave të Shurdhanit siç njifet në dokumentat zyrtare. Kjo grykë për pushtuesit ishte tmerr ,sepse ishte veshtire të hyhej e lëre më të dilej shendosh nga aty.
Zullumi i pa ndërprerë I pushtuesve mbio popullatën e “padëgjueshme”ishte shumë i madh. Kjo ishte bërë që popullata e kasaje trevetë preokupohej vetëm për buk e barot. Pushka për bijtë e kësaj ane ishte gjymtyrë e pa ndashme e trupit të tyre.
Pjesa e periudhës së kryengritjes së njohur shqiptare për pavarësinë e Shqipërisë, 1910 – 1912 ishin bijtë edhe te kesajë treve pra djemt me te mire të grykes së Karadakut, të këtyre maleve me në krye me komandantin e shquar dhe luftetarin, e Heroin Kombëtar Idriz Seferin. Krah për krah tij, duke mos iu ndarë për asnjë cast, i kalitur për luftë e trimëri, ishte edhe i riu,Metush Haxha, të cilin Idriz Sefetri duke e pa me ndjesinë prej gjenerali të lindur të lindur, aftësitë psiko-fizike e ushtarake te tij e kishte caktuar truprojen më të afërt të tij. Pra Metush Haxha në të gjitha luftëtrat ishte hija e Idriz Seferit. Për trimërinë e tij flet edhe gojëdhëna se ishte pushka e pare e Metushit, ajo që e ndali trenin e pare që po kalonte në relacionin Ferizaj – Shkup. Ishte kjo pushka që i dergoi selamin Stambollit, se në grykën e Kaçanikut shqiptarët janë zot të kesaj toke.
Në këtë kohë të luftërave të mëdha çlirimtare kombëtare, në Haxhaj u lind Fazli Haxha.Këtë njeriqysh në rini e karakterizonin vyrtytet e një njeriu të rallë, I cili në momentet më të vështira për popullin shqiptar diti t’i dal në ballë popullit dh eta orientoj në rrugën e drejtë, në rrugën e lirisë. Fazli Haxha me cilësinë e një burri të madh dhe m,e vyrtyte të larta kishte arritur natyrshëm të ketë rreth vetes popullin e kësaj ane, dhe se me këtë ishte bërë dhe i pa arritshëm për organet qeveritare pushtuese të kohës. Kur u dasht të hyhet në luftë mbas veti i pati gati të gjithë meshkujt që ishin të aftë për luftë jo vetëm të Haxhajve por edhe më gjër. Gjat Luftës së dytë Botërore luftoi , bashk me bashkvendasit e tij kundër hordhive serbo-maqedonase-bullgare në rripin e Karadakut që nga Bujanovci, Presheva e deri në Kumanovë. U dallua si ushëheqës dhe luftëtar, posaqesisht në luftën e Preshevës, Ballanocit dhe te Kodra e Zezë.
Pas Luftës së dytë Botërore, pushteti sllavo-komunist, duke njohur veprimtarin¡ e tij, të bashkëvendasve dhe te karadakasve tjerëi bëri linçe,presione,e shantazha të mëdha. Atij dhe të tjerëve iu konfiskoi pasuri të mëdha dhe ua konfiskoi pronat, e duka ua dhenë kështu kolonizatorëve duke ua dhënë serbëve si prona te shtetërore me te cilët kolonizoi keto treva. Fazli Haxhapër asnjë cast nuk u ligështua,por vazhdoi veprimtarinë e tijatdhetare, duke i dal në mbrojtje popullit. Shtepia e tij ishte konaku dhe sofra e të gjithëve. Oda e tij ishte vendkuvendi i zgjidhjes së shumë çështjeve me rendesi jetike për këtë grykë por edhe me gjërë.
Me vetiniciativë solli mësuesin e pare në fshat (Shefqet Kaçanikun) në vitet e para të pasluftës, duke sjellë kështu rrezet e para të diturisë për popullatën dhe fëmijët e fshatit. Oda e tij u bë shkolla e parë në shqipe e pas luftës në Karadak. Fazli Haxha ndërroi jetë në periudhen më të lavdishme tëpopullit të Koovës pra koha kur ndodhen kthesa ne rimekembjen e popullit për të drejta dhe liri , koha e demostratave studentore. Nderroi jetë më 11 mars 1987 me mallin për fatin e atdheut dhe kombit.
Muratii vogël me vigjilencë e kurreshtje të madhe përcillte rrëfimet e gjyshit të tij Fazli Haxhës dhe burrave te fiseve që kuvendonuin në odat e haxhajve. Ai u rrit dhe u formësu dhe frymezua me këtorrëfime , të cilat e kalitën karakterin e tij para kohe. Ai pra që në riniu burrërua. Pas shkollës fillore, vazhdoi shkollën fillore , vazhdoi shkollën e mesme , poer në vitin 1997,per shkak të situates së ngarkuar politike detyrohet të largohet nga Kosova dhe te merr rrugën e gurbetit për në Gjermani. Në këtë kohë dhuna, presioni, mbi bashkevendasit e tij kishtemarre permasa te tmerrshme. Si i ri që ishtedhe njeherit si azilkerkues ishte i “parehatshëm”. Me që atje, në Gjermani, ndër të parët kishte marrë sinjalet për luftën e armatosur të UÇK-së, angazhohet menjehere ne te gjitha tubimet dhe aktivitetet që organizonin pëfaqsuesit e UÇK-së për diasporë.
Thirrja për mobilizim, në radhët eluftës për liri nga SH i UÇK-së, Muratin e gjeti të përgaditur dhe të gatshëm të niswj në mbrojtje të popullit të kosovës nga agresioni serb. Me grupin e pare të luftëtarëve,ai u nis për Kosovë. Me uniformën e tij dhe paisjet tjera luftarake morri rugën nga Gjermania për në Shqipëri. Stervitjet i mbajti në bazat e UÇK-së në Kolsh dhe Kalimash. Gjat asaj kohe përveç aftësimit praktik dhe teorik, ai kreu edhe detyren e policit ushtarak.Me fillimin e operacionit të famshëm të UÇK-së të njohur me kodin “ Operacioni Shigjeta”Muratiu gjend në vijëne perë të frontit që përshkonte gati tër brezin kufitar Kosovë-Shqipëri. I aftësuar dhe i pergaditur për ç’do të papritur, ai tani kryente detyrat e diversantit të UÇK-së në njësitin Diversant-vëzhgues të Brigadës së tij në Zonën Operative të Pashtrikut.
Përveç aftësive të larta psiko-fuzike të tija në njësitin e tij, u dallua edhe me cilësi të larta ushtarake, si epskert i deminimit, çka ishte me rëndesi të pakrahasueshme për rrjedhat e marshimit, manovrimit dhe operimit të njësiteve pararendese: si ato të kombësorisë, artilleries dhe prapavijës logjistike. Murati me shokët e tij gjat këti misioni ne operacionin e njohur, i shkaktuan goditje vdekjeprurëse armikut gjakatr, të cilit ia kishte keputur kokën në Koshare, Komandant Agim Ramadani me shokë duke u flijuar e shëndrruar në fenix, drita e të cilit rrezonte dhe e forconte edhe me shumë moralin e Muratit pasi që Agimin e kishte nip si dhe shokëve të Muratit gjithashtu.
Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Murati vazhdoi misionin e luftëtarit të lirisë në Komandën e Shtabit të Zonëa Operative të Karadakut,në cilësinëe udhëheqësit të njësië të dominimit,të cilën detyre e kreu me sukses të jashtëzakonshëm. Në këtë kohë me bashkëpunëtorët e tij si Sedat Sejdiun, Arben Avdylin, Sokol Zeqirin e të tjerë, Murati kërkohej në ç’do moment nga qytetarët të cilët nuk guxonin të hynin në oborret dhe shtëpitë e tyre, kopshte e gjetiu si dhe vende pune , me që kishin pa mina ose dyshonin se mundë të ketë mina. Në shumëvendbanime nuk mund të hyhej pa e bere inspektimin së pari Murati Dauti me ekipen e tij. Ai I hiqte minat dhe dyshimet per ekzistimin e tyre. Ëahtë vështirë të përmenden të gjitha vendet dhe lokalitetet ku deminoi dhe inspektoi Murati. Ato janë aq të shumta, sepse deri në përfundimin e aktivitetit ushtarak sin ë UÇK dhe në TMK, ai nuk u ndal asnjëherë.Ai gjendej ku do që ishte nevoja sepse ishin e vetmi Tog i specializuar për deminim. Aftësitë e tija I kishin vlerësuar ekspertët e fushësh si nga ushtarët amerikan të KFOR-it, pasi ai ftohej dhe asistonte rregullisht në të gjitha ekipet e tyre te deminimit.
Për Muratin ishte e pa këndshme të festohet liria deri sa shumë afër Gjilanit, vetëm disa kilometra nga qyteti, në Kosovën Lindore , ushtrohej dhunë e terror mbi popullatën tonë të pa fajshme andej kufirit administrative. Ai gjithmonë ishte i preokupuar dhe kishte venmdosur që një ditë do të dali në mbrojtje të popullit shqiptar të këti rajoni. Pas transformimit të UÇK-së në TMK, Murati u sistemua në Brigadën 364 “ Kadri Zeka”të Zones së Gjashtë të Mbrojtjës së Kosovës. Për të përforcuar edhe me tej aftësitë e tija për deminim, ai mori pjesë në të gjitha trajnimet teorike dhe praktike që zhvilloheshin në këtë zone. Ishte i dalluar në të gtjitha këto trajnime dhe stervitje. Mori pjesë aktive në të gjitha operacionet humanitare të brigades së tij me rendesi jetike për qytetarët. Operacionet e deminimit që i zhvilloi Murati, sigurisht sigurisht se janë të evidentuara dhe të ruajtura në dokumentet dhe arkivat zyrtare të UÇK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilat në t¡ ardhmen, besojmë, se do të jenë të një ndihmese e madhe për ata që shkruajn për vepren e MUratit dhe të gjithë e shenjt të UÇK-së.
Ai u nda nga ne , në masë i zhgënjyer jo me fatin e vet, por me realitetin e sotëm, me brengen për bashkluftëtarët e tij dhe statusin e tyre në shoqërinë tone,e posaqerisht i shqetësuar për aftin e kombit dhe atëdheut.
Do të prehej i qetë nese ajo për të cilën kishte enderruar e luftuar në vitwet e tija të njoma të bëhej e prekshme dhe realitet e kapshmedhe e plotë.
Qoftë i realizuar mundi, sakrifica dh era e tij, e brezit të tij dhe e gjithë brezave të cilët e derdhën gjakun për larine e Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT