Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-KUDO QË TË SHKOSH

Murtez Asllani-KUDO QË TË SHKOSH

KUDO QË TË SHKOSH

Në secilin vend
ku mblidhet kuvendi
merr ndonjë këshillë
dhe flet kur t’vjen rendi.


Në secilin katund
siguro një konak,
kështu më porositi
gjyshi im plak.


Kudo që të shkosh
gjej miq e shokë,
se s’jetohet vetëm
në të rrejshmen botë.


Fol fjalë të ëmbla
dhe mendo pak,
mos i hidhëro njerëzit,
mos u hyj në hak.


Kurrë mos shit mend
se secili ka pak tru,
ruaju nga fjala jote
sa s’more një dru.


Mos nënçmo askend
fol me mençuri,
se edhe strinca e vogël
sa për vete di.


Jeto me nder
dhe lë ndonjë vepër,
mos llomotit shumë
por lë diçka n’letër.


Ik nga pakujdesia
se keq e pëson
e then qafën diku
atëherë kur s’mendon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT