Tuesday, July 15, 2025
BallinaSport“Bellingham do të bëhet një legjendë e Real Madridit”

“Bellingham do të bëhet një legjendë e Real Madridit”

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thurur elozh për yllin e skuadrës së tij, Jud Bellingham.

Talenti anglez po luan sezonin e parë në fanellën e gjigantit spanjoll.

Numri një i “Los Blancos” është i bindur se Bellingham do të bëhet një legjendë e klubit madrilen.

“Këtë vit blemë Bellinghamin, i thirrur për të shënuar. Ai do të bëhet legjendë e Real Madridit”, tha presidenti Perez.

Bellingham, i cili gjatë verës që lamë prapa, iu bashkua Realit nga Borussia Dortmund është duke bërë një sezon të madh me skuadrën “merenguese”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT