Kësaj vjeshte
I mungojnë kësaj vjeshte gri
hapat e tua mbi trotuar,
Siç i mungon dritareve të agimit
dielli me rrezet margaritar.
Kësaj vjeshte që erdhi pa lajmëruar
dhe ngriti potere e bëri rrëmujë,
I mungojnë të qeshurat e romuzet
Udhëve kur jeta zhurmonte me bujë.
E ndjeu kjo stinë braktisjen e foleve
dhe prej qiellit zbrazi armatë me lotëri
Me largimin e shpendëve ishte mësuar,
por nga largimi i njerëzve u zhyt në agoni.