Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -PËR TY DO T'MENDOJ

Murtez Asllani -PËR TY DO T’MENDOJ

PËR TY DO T’MENDOJ

errësira sytë m’i vërbon
veç një qiri shoh ndezur
në atë dhomë të vetmuar
e aty një vajzë
që është duke jetuar.

I afrohem ngadalë
ishte kredhur n’mendime
ia zgjata dorën
ndalet e më shikon

mendja ikën larg
plot emocione,dridhje
ajo më preku lehtë
më mori zemrën
më përkëledhi

ia lëmova ballin,flokët
më futi në gji
si ndojnë miturak
e unë përulem para saj,

sepse është engjëll
e mbi të gjitha njeri.
Nata ecën
ne tretemi në mendime

për dikur,
për sot,
për nesër,
por e nesërmja do të jetë
më e bardhë,
më e ndritur,
më e ngrohtë.

E ne do të hidhemi në valle
t’vallzojmë e t’këndojmë
ata na shikojnë me kërshëri
na kanë lakmi,
por tash jemi bashkë
unë e ti.

Prandaj shumë të dua
dhe gjithherë të çmoj,
deri në fund t’jetës
për ty do t’mendoj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT