Sunday, May 11, 2025
BallinaLajmeTaksisti në Prishtinë dyshohet se sulmoi seksualisht pasagjeren

Taksisti në Prishtinë dyshohet se sulmoi seksualisht pasagjeren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një taksist në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një pasagjere.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë sulmi ka ndodhur të hënën rreth orës 19:30, në rrugën “Bill Klinton”.  

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën TAXI,  i dyshuari mashkull kosovar – ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme ka filluar ta prekë në pjesën e trupit (këmbë)”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT