Saturday, August 2, 2025
BallinaUncategorizedRagip Ramaj-KTHIMI I MËRGIMTARIT

Ragip Ramaj-KTHIMI I MËRGIMTARIT

KTHIMI I MËRGIMTARIT

një fishkëllimë
mbytet n´detin e dritës
në fund të tunelit


krejt jetën sillet
labirinthit të shpresës
duke kërkuar daljen


e shikon diellin
duke rrëshqitur
pas kodrës së muzgut


nëna te dera e oborrit
i fërkon sytë
n´pellgun e lotëve
të shohë fundin e ëndrrës

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT