Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-PËLLUMBA TË VRARË N’FLUTURIM

Zymer Mehani-PËLLUMBA TË VRARË N’FLUTURIM

PËLLUMBA TË VRARË N’FLUTURIM

(Nxënësve shqiptarë, të vrarë nga forcat paramilitare, polirore dhe ushtarake serbe)
Abetaret jua mallkuan
E fletoret jua grisën
Shkollat jua dogjën
Dhe gjuhën jua shanë
E ju, pëllumba n’fluturim
Ju prenë e ju vranë


Egërsisht prenin e thernin
Mbi trupat tuaj të njomë
Por, vrerin s’e shpraznin dot
Në ato stuhi trishtuese
Të kohës me dhimbje plot


Nëpër klasa bakat zbrazët
Përmbi to lule kujtese
Për emrat e gjakut të njomë-
Kurorë e përjetshme për liri
E lot i shkëputur me dhimbje e kreni

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT