Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Gjuha shqipe

Lumni Nimani-Gjuha shqipe

Gjuha shqipe

Gjuhë e shenjtë; gjuhë amtare
E atij Lekës të madh me nam
E lashtë sa vet malet shqiptare
Gjuhë e Perandorit Justinian.


Gjuhë e Teutës dhe Agronit
Që udhëhoqën një mbretëri
Nga Adriatiku e Deti i Jonit
Kur fund e krye ishte Iliri.


Gjuhë e Gjergj Kastriotit
Me shpatë i doli ai zot Atdheut
Je aq e bukur gjuhë e Zotit
E stërnipërve t’Skënderbeut.


E Gjon Buzukut në Meshar
E Lekë Matrëngës t’Sicilisë
prej Zadrimës e Frangut t’Bardhë
E Pjetër Budit të Gegërisë.


Gjuhë e Bogdanit të Prizrenit
Ku u mbajt Lidhja Shqiptare
Dhaskal Todrit, Marin Barletit
Dhe Nezimit e Zyko Kamberit.


E Abetares së Veqilharxhit
Pishtarit t’urtë të diturisë
E De Radës e Kristoforidhit
Ali Asllanit të Toskërisë.


Gjuhë perëndie e Naimit
Këtij bylbyli të shqiptarisë
E Gjergj Fishtës dhe Eposit
Të Lahutës së Malësisë.


E Ndre Mjedës, Filip Shirokës
Rilindasve që kombin nderuan
E Çajupit dhe Pashko Vasës
Askush si këta më mirë s’i kënduan.


E atdhetar Pandeli Sotirit
Mësuesit të parë të Arbërisë
E Bacë Ademit dhe Trim Zahirit
Që i ndërruan faqen historisë.


Gjuhë e këngëve të trimërisë
Për t’gjithë ata bijë dhe bija
Që ranë në altarin e lavdisë
N’zemër prore i mbanë Shqipëria.


“Porsi kanga e zogut n’verë”
Fishta i madh kështu pati thënë
E Naimi: “Sa e ëmbël sa e vlerë”
Gjuhë për ne je Diell dhe hënë.


As s’ka gurrë që rrjedh më mirë!
As s’ka gjuhë që më bukur tingëllon!
Se sa gjuha shqipe e bekuar e dëlirë.
Fjalë e sajë: shpirtin lëmon –
e zemrën gëzon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT