Në sheshin e qytetit të Podujevës, sot është bërë zbulimi i shtatores së veprimtarit të shquar Adem Demaçit.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thuri fjalë të mëdha për Demaçin.
“Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë dhe një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh, Adem Demacit”, tha ai.
Kurti tha se Demaçi prehet i qetë se jetoi përnjëmend.
“Njeri i madh, që e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës dhe në përvojë intime absolute. Baca Adem ishte figura shumë këndore e realiteti i dehur me dashurinë për letërsinë bartës i dashurisë, gazetar i fjalës i lirë në rininë e pjekur, dhe përfaqësues politik i luftës çlirimtare në pjekurinë e vonë”, ka deklaruar Kurti.