Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Florent Muslija duket se po kalon sezonin e tij të fundit te Paderborni.
Forma e mirë e Muslijës ka rënë në sy të shumë skuadrave të Bundesligës, të cilat e dëshirojnë atë në ekip.
Siç raportojnë mediat gjermane, disa klube nga elita e futbollit gjerman e duan transferimin e mesfushorit “Dardan” në verë, atëherë kur i skadon kontrata me Paderbornin.
25-vjeçari po kalon në formë fantastike këtë sezon, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat.
Skuadra e Paderbornit po planifikon t’i ofrojë mesfushorit një kontratë të re, përpara se ta humbasë atë me parametra zero në merkaton e verës.
Muslija iu bashkua Paderbornit në janar të vitit 2022 si transfer i lirë, pas një periudhe trivjeçare e gjysmë te Hannoveri.
Vlera e 25-vjeçarit në treg është rreth dy milionë euro.
Muslija ëhstë pjesë e kombëtares së Kosovës që nga viti 2019 dhe deri më tani ka zhvilluar 23 paraqitje me fanellën “Dardane”, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.