Sunday, September 8, 2024
BallinaLajmeMoti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri  mesatare.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Apelohet te pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, për shkak se rrugët janë të rrëshqitshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT