Monday, August 4, 2025
BallinaLajme‘Ishin trajnuar në Dragash’, shokon eksperti i sigurisë: I vrari kishte qenë...

‘Ishin trajnuar në Dragash’, shokon eksperti i sigurisë: I vrari kishte qenë pjesë e ISIS’it

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi e ka quajtur grup kriminal fetar grupin e arrestuar sot në Prishtinë për plaçkitjen në Suharekë.

Ai tutje në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun” ka thënë se i vrari nga grupi kriminal dhe i arratisuri kishin qenë pjesë e ISIS-it.

Sipas tij grupi kriminal është i shtrirë në të gjithë Kosovën dhe dyshohet se ka kryer disa trajnime në Dragash, për përdorimin e armëve dhe në fushën e inteligjencës.

Në lidhje me sigurimin e telefonave, Elezi tha që motra e njërit prej personave që gjendet në Siri dhe i njëjti ka qenë në shoqëri të të vrarit për një kohë të gjatë.

Kemi një grup xhihadistë që janë të shtrirë në tërë Kosovën dhe kanë marrë një fetfa, një lejim për të përvetësuar gjërat e jobesimtarëve”, tha Elezi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT