Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeKy është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të...

Ky është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Pejë

Sot u raportua për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur në Pejë, ku është keqtrajtuar seksualisht një vajzë e mitur nga një burrë i moshës madhore. Ngjarja e trishtë dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës kur 15-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj.

Vajza u gjet, por ajo që u zbulua pas hetimeve doli të jetë tronditëse për familjen. I dyshuari për rastin tashmë është arrestuar dhe ndaluar, ndërsa Sinjali ka mësuar identitetin e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari për dhunimin e 15-vjeçares është Sali Kadrija.

Familja fillimisht s’kishte informacione për fatin e saj për ditë të tëra, prandaj e denoncuan rastin. Gjatë kohës sa nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj, 63-vjeçari po dyshohet se e kishte keqpërdorur seksualisht, duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT