Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës, transmeton Gazeta Metro.
Ishte gazeta Sinjali që raportoi se i arrëstuari është Kushtrim Kokalla – pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas postimeve të të përfolurit për pjesëmarrje në komplotin e vrasjes së Liridona Murselit, ai është nip i porositësit të vrasjes, Naim Murseli.
